Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka darkuar mbrëmjen e kaluar me liderët shtetërorë të Kosovës dhe partnerët e koalicionit qeverisës.
Në këtë darkë ishte presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli si dhe kryeministri Edi Rama.
Foton e takimit mes politikanëve e ka shpërndarë në “Instagram” djali i Hashmi Thaçit, Endriti. Mediat kosovare raportojnë se takimi mund të jetë bërë në shtëpinë e presidentit të Kosovës dhe këtë e bazojnë tek ambientet e shtëpisë, ndërsa ende nuk janë bërë publike temat e diskutuara.





