E diela e Pashkëve e ka gjetur kryeministrin Edi Rama dhe familjen e tij larg zhurmës e smogut të Tiranës.
Kreu i qeverisë dhe bashkëshortja e tij Linda, i kanë festuar Pashkët në bregdet, nën shoqërinë e djalit të tyre të vogël, Zahos. Një moment të veçantë me vogëlushin Zaho kryeministri Rama e ka ndarë edhe në rrjetin social Facebook, çast të cilin e ka pagëzuar si “foto e ditës’. Aty shihet shefi i mazhorancës teksa shëtit përgjatë një piste në të detit me vogëlushin Zaho, i cili e ndjek hap pas hapi babain e tij.