Tiranë, 14 prill 2014 – Kryeministri Rama në kuadrin e vizitës së tij zyrtare në Emiratin e Katarit u takua me Kryeministrin dhe ministrin e brendshëm të vendit arab, Sheikun Abdullah Bin Naser Bin Khalifa Al Thani. Dy kryeministrat shqyrtuan bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe rrugët e mjetet për ta nxitur më tej këtë bashkëpunim.
Bahrein News Agency informon se dy kryeministrat asistuan në nënshkrimin e dy marrëveshjeve shumë të rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e mjekësisë dhe marrëveshjen, që rregullon pjesëmarrjen e shqiptarëve në fuqinë punëtore të Katarit ( dmth. shkuarjen e shqiptarëve si emigrantë ekonomike në Katar).
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





