Socialistët deri më 8 mars, ditën kur do të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë premtojnë surpriza.

Top Channel raporton se PS i ka bërë një propozim ditët e fundit shefes së infektivit Najada Çomo për ta kandiduar në Tiranë.

Mësohet se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ia ka komunikuar këtë propozim përmes telefonit mjekes Najada Çomo, por nuk dihet ende nëse kjo e fundit e ka pranuar apo refuzuar këtë propozim.