Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë, ku tha se nuk do të ketë asnjë penalizim për qytetarët shqiptarë.
Kreu i qeverisë e konsideroi shfaqje politike të brendshme këtë vendim të Parlamentit holandez.
“Duhet të konstastohet kthimi mbrapa në zbatimin e të gjithë kritereve teknike të përcaktuara për lëvizjen e lirë. Qeveria holandeze nuk ka ndërmarrë ende hapin që në bazë të vendimit të marrë nga Parlamenti në kushtet e një fushate elektorale ku këto tema t’i drejtohet Komisionit Europian. Pastaj, KE në rast se ka një adresim nga qeveria holandeze, merr dhe shqyrton kriteret. Janë kritere teknike, jo politike. Shqiptarët përbëjnë 0.2% të personave me precendet penal apo me çështje penale në Mbrëtërinë e Holandës. Nga 240 mijë njerëz që gjenden në burgjet e atij vendi, shqiptarët nuk janë as 500. Nëse KE, hipotetikisht gjykon se kriteret objektive janë të gjitha të ndryshme nga ato që janë në fakt, atëherë KE nuk vendos, ja dërgon KiE dhe ku duhet konsensusi i të gjitha vendeve anëtare të BE për të çuar më tutje procedurën. Dhe ka një nen të veçantë, që është shumica e cilësuar e vendeve të KE në rast se ka reagim nga një vend përkatës për të vendosur VETO kundër konsensusit. Në rast se përdoret shumica e cilësuar për të pranuar këtë procedurë, atëherë i çohet Parlamentit Europian”.





