Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, inspektuan kantierin e rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa.
Ky projekt është në fazën e rindërtimit, e do të vazhdojë në tre faza, si një vepër shumë e rëndësishme jo vetëm nga ana infrastrukturore por edhe për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmit që po merr zona.
“Është një nga akset e shumëkërkuara. Ne besojmë shumë se zhvillimi i agroturizmit do jetë shumë pozitiv edhe për ekonominë e qyteti dhe atë familjare. Është zonë që do përfitojë nga rritja e turizmit”, tha Rama.