Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për pensionistët se përveç bonusit të fundvitit në dhjetor nga janari i vitit 2026 do të ketë rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht.
Edi Rama: Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projektbuxhetin dhe jam realisht i lumtur sot t;’u them pensionistëve se fiks ashtu siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandate i rritjes së përvitshme të pensioneve.
Kjo është pjesa më ë vështire e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht pse nuk jemi vendi që mezi mbajmë këmbët, por jemi një vend me ekonomi të qëndrueshme që rritet ♪5do vit, mund të bëjmë atë që jemi zotuar, të rrisim pensionet vit pas viti.
Kështu, pensionistët tanë përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht. Konkretisht sipas kategorive në fund të mandatit duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet…





