Pasioni i kryeministrit të vendit për basketbollin është i njohur nga të gjithë. Por ajo që është pak e çuditshme është fakti se ai mund të ushtrojë këtë pasion në zyrën e tij.
Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e dritares së godinës së kryeministrit, ku dallohet qartë një kosh basketbolli i vendosur në mur, në zyrën e tij.
“Koha e lirë mund të kalohet edhe në zyrë”, shkruhet në faqen ‘Jeta Osh Qef” e cila ka publikuar foton.
Megjithatë nuk dihet nëse është foto e vërtetë apo tabela dhe koshi i basketbollit janë të punuara me fotoshop.