Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës për vizitën e tij të radhës në turin e Ballkanit.

Rama është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës.

Në orën 10:55, Rama do të ketë një takim kokë më kokë me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjes, Borjana Kristo.

Ndërsa në orën 11:40 do të ketë konferencë të përbashkët.

Pas Bosnje Hercegovinës, Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Malit të Zi.