Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një takim me shqiptarët në Londër. Vizita në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë. 

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan që sot do të takohet me shqiptarët në Londër. 

“Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”,-shkruan Rama