Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në New York.

Pjesë e këtij takimi janë kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme pamje nga  takimi në selinë e Bashkimit Evropian në New York.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, Rama shihet në shoqërinë e Vjosa Osmanit dhe shefit të diplomacisë europiane, Joseph Borrell.

Kryeministri shkruan se takimi me Vjosën ka ardhur para drekës së punë së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Selia e BE, New York – Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në “Facebook”.