Mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon një takim për festën e gruas.

Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë, të cilët bllokuan rrugën ndërsa në vendngjarje shkuan edhe drejtues të Policisë së Fierit për të negociuar me qytetarët.

Kreu i PD-së në Fier i tha policisë se duan të protestojnë aty ku mbahet aktiviteti i Kryeministrit duke kërkuar lirimin e rrugës nga uniformat blu.