Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër për një vizitë një ditore në Kosovë, duke mbajtur kështu premtimin që i bëri homologut Albin Kurtit.
Rama viziton Kosovën pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në Asamblenë e OKB-së. Bashkë me Ramën do të jetë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar.
Vizita e Ramës zhvillohet pas ftesës së Kurtit, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.





