Pasditen e sotme në portale bëri bujë një lajm, që fliste për praninë e një ambulance në vilën ku po pushon Edi Rama në Dhërmi. Stafi i Kryeministrit e ka përgënjeshtruar këtë lajm, ndërsa vetë Rama duket se është bezdisur nga artikulli në fjalë.
Në një status në Facebook, ai shkruan se nuk e kupton se çfarë mediash kemi, të cilat nuk marrin as mundimin më të vogël për verifikimin e lajmeve.
Megjithatë, duket se Rama është nxehur aq keq, saqë ka bërë një lapsus: në vend të “autoambulancë”, ai shkruan “autombulancë”.
Më poshtë statusi i Kryeministrit:





