Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme izitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi Shqipëria është anëtare e përkohshme.

Ndërkohë Rama do të ketë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Entoni Blinken.

Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.