Kryeministri Edi Rama në një takim me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, ka kërkuar nga kryetarët e Bashkive të bëhen pjesë e procesit të zgjidhjes së problemeve që vijnë në portalin "Shqipëria që duam".

Por në rast se nuk do të ketë reagim, ai deklaroi se do të bëjë publike çështjen e pazgjidhur dhe emrat e tyre, deklaratë kjo që vjen pak muaj para zgjedhjeve të pushtetit vendor. 

"Puna e platformës çalon vetëm tek rubrika e pushtetit vendor. U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive pa dallim, por sidomos atyre të krahut tjetër, që të marrin masat, ti përgjigjen platformës sepse do ti nxjerrim me emër dhe mbiemër dhe raste qytetarësh."