Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se falë uljes së tatimit mbi të ardhurat nga pagat, për 97% të punësuarve, pagat u rritën mesatarisht me 7.3%, dhe më tej Rama paralajmëron rritje pagash.

Vendimi, të cilit i referohet Rama i përket vitit 2013, ndaj tani kryeministri shton se rritja e mëtejshme e pagave është domosdoshmëri.

Postimi i Ramës për pagat vjen në një kohë që qeveria po punon për hartimin e buxhetit 2017.