Fitorja e Vangjel Tavos në Himarë është përgëzuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka uruar kandidatin e PS për fitoren dhe për vendosmërinë për të kontribuar në Himarë.
“Mirëmëngjes
dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”.
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Himarë me 5022 vota (58.625), duke kryesuar me më shumë se 1400 vota ndaj rivalit, Petro Gjikurias.