Porti i Durrësit ka shënuar një rekord historik gjatë vitit që lamë pas, duke konfirmuar rolin e tij si porta kryesore detare e vendit dhe një nyje e rëndësishme për turizmin dhe lëvizjen ndërkufitare.

Sipas kryeministrit Edi Rama, gjatë vitit janë regjistruar 726.824 pasagjerë, ndërsa janë realizuar 922 lundrime tragetesh, shifra që dëshmojnë rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve dhe intensifikim të lidhjeve detare me vendet fqinje.

Postimi i Ramës:

🛳️ Një rekord pasagjerësh në Portin e Durrësit për vitin që lamë pas, me 726.824 udhëtarë dhe 922 lundrime tragetesh, duke konfirmuar edhe një herë rolin e Portit të Durrësit si një nyje kyçe për turizmin dhe lëvizjen ndërkufitare 🚏⚓🌍