Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga qendra e Durrësit e zbukuruar për festat e fundvitit.

#BeautifulAlbania

#Durrës”,– shkruan kryeministri, krahas fotove.

Por ajo që bie në sy krahas dritave festive janë rrugët tërësisht bosh të qytetit bregdetar.

Kontrasti është i qartë. Pandemia dhe ora policore që hyn në fuqi çdo darkë në orën 22.00 zbrazin rrugët e qytetit, madje edhe më herët sesa afati kohor i përcaktuar me ligj.

Ndryshe nga gjithë vitet e tjera, kur atmosfera festive u jepte shumë më gjallëri rrugëve, në kohët që po jetojmë duket sikur dritat, që qëndrojnë të ndezura vetëm gjatë mbrëmjes, më shumë gëzojnë rrugët dhe trotuaret sesa vetë banorët, që të frikësuar nga pandemia Covid-19 shpesh evitojnë daljet jo të domosdoshme, vizitat tek të afërmit dhe të njohurit apo grumbullimet në lokale e restorante.  

Madje, edhe dekori i festave ka ngjallur polemika të shumta në rrjete sociale, ku shumë qytetarë kritikojnë shumën e shpenzuar, ndërkohë që Durrësi i ka ende të hapura plagët e tërmetit dhe të tjerë që mbrojnë idenë se pavarësisht dy goditjeve të rënda që ka marrë qyteti në harkun e një viti, sërish njerëzit kanë nevojë të shpresojnë.  

#BeautifulAlbania #Durrës

Posted by Edi Rama on Tuesday, December 8, 2020