Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë në Xhenova të Italisë, ku humbën jetën edhe dy shqiptarë. Në një postim në gjuhë italiane, Rama shkruan në Twitter:
“Tragjedia e Xhenovës ka thyer zemrën e Shqipërisë. Ndjekim me frikë orë pas ore bilancin e dhimbshëm të jetëve të humbura, si dhe përpjekjet e grupeve të shpëtimit. Në mesin e rrënojave kishte edhe dy shqiptarë që banonin në Itali, por për ne ishin të githë vëllezër e motra”.
Marjus Djerri 22 vjeç dhe Admir Bokrina 31 vjeç janë dy shqiptarët në mesin e 39 viktimave që humbën jetën në ngjarjen tragjike në Xhenova, ku u shemb ura e autostradës A10.





