Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e 12 Prefektëve të rinj, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar t’ju kundërvihet sërish gazetarëve.
Në momentin që u pyet nëse kreu i SHISH-ut Visho Ajazi Lika e kishte negociuar me të dorëhejqen, pyetja e dytë në radhë, kryeministri u përgjigj: “Kalojmë tek pyetja e tretë”.
Me sa duket edhe pyetja e tretë: “A ju shqetëson më shumë qëndrimi i Athinës zyrtare, opozitës apo Vangjel Dules” nuk i ka pëlqyer kryeministrit.
“Kalojmë tek pyetja e katërt”,- ishte përgjigjja e tij.
Në fund të konferencës ai iu kujtoi gazetarëve se ishin në krye të detyrës dhe s’mund të bënin pa të. “Unë jam ushqimi, s’bëni dot pa mua”.





