Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë prefektët e qarqeve të vendit.

Vendimi për shkarkimin e prefektëve është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Arsyet e këtij vendimi nuk dihen ende, ndërkohë që pritet të bëhet me dije nga vetë shefi i qeverisë. Zyra e shtypit në Kryeministri ka paralajmëruar se në orën 16:00, Rama do të dalë në një konferencë për mediat në lidhje me vendimet më të fundit të Këshillit të Ministrave. 

Prefektët e shkarkuar:

Emiljan Jani prefekt i Qarkut të Durrësit

Admir Abrija prefekt i Qarkut të Tiranës

Pandi Papando prefekt i Qarkut të Korçës

Vasil Bregu prefekt i Qarkut të Fierit

Ardit Kaja prefekt i Qarkut të Dibrës

Ardit Demiri prefekt i Qarkut të Elbasanit

Valbona Zylyftari prefekt i Qarkut të Beratit

Liman Morina prefekti i Qarkut të Kukësit

Paulin Radovani prefekti i Qarkut të Shkodrës

Eduard Ndrecaj prefekt i Qarkut të Lezhës

Flamur Bime  prefekt i Qarkut të Gjirokastrës