Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë zhvillojë sot një vizitë në Kosovë, me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit. Mësohet se gjatë takimit në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
E pas kushtëzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që takimi mes tyre të ndodhë vetëm në një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, duket se edhe Rama mbajti po të njëjtin qëndrim kur tha prerë se nesër do të ishte në Prishtinë. Paraprakisht, Rama vizitën e tij do ta nisë nga Shkupi, ku do të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ku pritet të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në mesditë. Fill pas takimit në Shkup, kreu i qeverisë shqiptare do të niset drejt Prishtinës.
Pas Kosovës, Rama do të udhëtojë drejt Bosnjës, pastaj në Mal të Zi si dhe e mbyll turin e tij në Serbi.