Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Takimi mes Ramës dhe Ruçit vjen një ditë para zhvillimit të seancës plenare, ku opozita ka paralajmëruar se do bllokojë zhvillimin e saj.
Opozita gjatë gjithë javës ka bllokuar zhvillimin e komisioneve parlamentare dhe ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke kërkuar shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj, pasi sipas tyre, vëllai i ministrit, Agron Xhafaj është i implikuar në trafik droge.





