Kryeministri Rama, “takim të fshehtë” në Vjenë me Lulzim Bashën
Mungesa e votave për të realizuar reformën në drejtësi ka alarmuar kryeministrin e vendit, Edi Rama, i cili ka angazhuar gjithë arsenalin e mundshëm diplomatik të akredituar në Shqipëri, por edhe gjithë sektin sorosian. Sipas burimeve të sigurta, brenda stafit të kryeministrit, por dhe të kreut të opozitës, Edi Rama dhe Lulzim Basha, ata kanë pasur në plan të takohen dje në mesnatë në Vjenë dhe të ktheheshin së bashku në një avion drejt Tiranës. Ishte gazeta “SOT” në versionin online që e bëri të ditur lajmin, teksa dje ka ardhur dhe konfirmimi se Basha për të ardhur në Shqipëri ka përdorur Austrinë.
Basha ka folur dje për një portal pranë vetes, ku ka thënë se nga Athina do shkojë në Austri, por ka mohuar takimin me Edi Ramën. Sipas burimeve takimi ishte planifikuar nga njerëz afër Edi Ramës dhe njerëzit më të afërm të Sorosit, të cilët kanë ushtruar presion ndaj Lulzim Bashës për t’u ulur në bisedime me kryeministrin shqiptar. Kryeministri Rama, i vënë në panik nga një krizë e brendshme që ka shpërthyer brenda mazhorancës, pritet t’i ofrojë ç’do pazar të mundshëm Lulzim Bashës në këmbim të votave për reformën. Një nga pikat kyçe të bisedimeve mund të ishte edhe një konfigurim i qeverisë pa Ilir Metën, i cili ia ka prerë qartazi Edi Ramës mbështetjen për qeverisjen pas 21 korrikut. Sipas burimeve brenda stafeve përkatëse, mësohet se kryetari i opozitës kishte në plan të mbërrinte rreth orës 21:00 në Vjenë, pas një vizite në Athinë, ndërkohë që kryeministri Rama ka shkuar në Vjenë nga Varshava pas aktivitetit të zhvilluar në Poloni në kuadër të Samitit të NATO.
I çuditshëm është fakti që, pse pikërisht të dy kanë zgjedhur Vjenën duke lënë për t’u kthyer me të njëjtin avion në drejtim të Tiranës? Vjena ka qenë qendra, ku Edi Rama ka zhvilluar disa takime të fshehta vitin e shkuar për të realizuar marrëveshjen për një qeverisje të përbashkët, pazar që u prish pas ndërhyrjes shumë të ashpër të Sali Berishës. Një ndër takimet e zhvilluara mes tyre ishte në shtator dhe erdhi pas shpërthimit të skandalit të CEZ. Ndërkohë që i çuditshëm është fakti se takimi i radhës vjen kur Rama është sërish në vështirësi. Ky takim shikohet si mundësia e fundit për Edi Ramën që të shtjerë në dorë sistemin e drejtësisë, pasi në të kundërtën 21 korriku do të jetë rënia e qeverisjes së tij.
/ Sot news /
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Gërdeci”, SPAK paraqet provat e fundit shkencore! Përmendet dhe një shënim
Medalje të arta për ekselentët, Rama: Me punën dhe arritjet e tyre bëhen shembull për të rinjtë shqiptarë
Aksidentohet rëndë motra e Messit, e kishte në plan të martohej më 3 janar
Berisha: Policia bëri terror, bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave





