Kryeministri Edi Rama sot do të zhvillojë takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë. Takimi do të nisë në orën 11:00 me orën lokale dhe do të zhvillohet në stadiumin Galatsi në sallën “Christmas Theater”.
Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga rreth 100 bashkëpuntorë të tij ministra e deputetë, si dhe rreth 50 gazetarë.
Kreu i qeverisë pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie.
Takimi do të nisë me performancat e këngëtarëve Era Rusi, Ylli Baka, Noizy.
“Fjalimi i kryeministrit Rama është planifikuar për në orën 10.30 dhe pritet të kthehet në Tiranë pasdite. Të paktën 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë gjatë ditës së djeshme për të ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar në Klisto tou Galatsi”, shkruan Protothema.
Për sigurinë e aktivitetit të Kryeministrit shqiptar, autoritetet greke kanë agazhuar 1 mijë forca policore.
Pas Athinës, Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.