Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të martë në një takim nga presidenti francez, Emanuel Macron.

Takimi u zhvillua në Pallatin Presidencial francez. Për rreth 60 minuta në pallatin Elize, kreu i qeverisë shqiptare u përpoq të bindë Presidentin francez për të votuar në qershor pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ky takim u vendos javën e kaluar, ndërsa më herët kryeministri Edi Rama kishte premtuar se do të bindë Presidentin Macron për votën e Francës pro hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, madje është shprehur besimplotë se do t’ia dalë.