Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të jetë në një vizitë zyrtare në Greqi.
Ai do të marrë pjesë të martën në forumin e Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe, i cili do të mbahet në Athinë.
Gjatë këtij forumi, kreu i qeverisë do të mbajë fjalën e tij.
Po ashtu Rama pritet të ketë një takim edhe me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.
Dy homologët do të diskutojnë për temat më të rëndësishme mes dy vendeve, mes tyre edhe për çështjen e detit.





