DURRËS, 6 dhjetor 2014 –  Në fundjavë shefi i Qeverisë ka bërë ciceronin virtual në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Më 6 dhjetor 2014 Kryeministri Edi Rama, gjysmëdurrsak nga i ati, ka postuar në rrjetet sociale Face Book dhe Twitter Rama statusin shoqëruar me dy fotografi: 

“Pas 20 vjetësh rrënim deri në mbyllje e braktisje po ridel në dritë thesari fantastik arkeologjik i Durrësit”.

Gjithsesi, ka u vonesa, ishte parashikuar të hapej gjatë shtatorit, por muajt kalojnë. Vetë z. Rama e ka vizituar muzeun arkeologjik në qershor 2014 gjatë rikonstruksionit. As Kryeministri nuk ka përcaktuar ndonjë datë për rihapjen e muzeut.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/