Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur në vendet e Ballkanit Perëndimor në datat 6 dhe 7 korrik.
Turi i Kryeministrit shqiptar në Ballkan do të bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të ardhmes së “Ballkanit të Hapur”.
Kështu, Rama do të vizitojë Prishtinën, Shkupin, Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën.
Në këto vizita, Kryeministri do të zhvillojë takime me krerët e shteteve respektive.