Sot festohet dita ndërkombëtare e fëmijëve. Kryeministri Edi Rama ka uruar fëmijët përmes një fotoje të ëmbël të një vogëlusheje.

1 Qershori veçse ditë festive është dhe shenjë sensibilizmi për të drejta të barabarta të fëmijëve, kundër abuzimit dhe për garantimin e mirëqenies së tyre.

Kjo datë origjinën e ka nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, përkoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Vendet të cilat e festojnë Ditën Botërore të Fëmijëve më datën 20 Nëntor e bëjnë këtë në përkujtim të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve miratuar nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1959.