Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emërimin nga Selia e Shenjtë të imzot Arjan Dodaj në krye të Arqidiogjezës Metropoliatane Tiranë-Durrës.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kryeministri uron imzot Dodaj në misionin e tij fisnik.
“Papa Françesku emëron një Arqipeshkv shqiptar të lindur e rritur në Shqipëri, në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.
Urime ARJAN DODAJ dhe Zoti qoftë me Ju në këtë mision kaq fisnik”, shkruan Rama.





