16 shtator 2013- Kryeministri Edi Rama pritet të nisë sot vizitën dyditore në Bruksel. Mesohet se Rama do takohet si fillim me kreun e PE-së, Martin Schultz e më pas ai do të mbajë një fjalë në Komisionin e Jashtëm të PE. Ne kete vizite, kryeministri Rama shoqerohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha. 
Vizita u paralajmeruar me heret edhe nga ambasadori i BE-se, ne vendin tone, Etore Sekui, i cili bashke me urimet per pune te mbare, ka garantuar edhe per mbeshtetjen ne rrugen integruese te vendit.