Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar sot një vizitë në bashkinë Durrës.
Pamjet filmike që sjell “DurrësLajm”, të xhiruara vetëm pak minuta më parë, tregojnë momentin, kur kreu i qeverisë pritet në shkallët e bashkisë nga kryebashkiakja Emiriana Sako.
Kryeministri pati planifikuar një tur vizitash të hënën në qytetin bregdetar, por ato u anuluan të gjitha për shkak të problemeve me motin e keq në Durrës, por edhe në mbarë vendin.
Një ditë më parë pritej zyrtarizimi i kandidaturës së Sakos, për zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm.
Nuk dihet nëse kryeministri do të lidhet live në rrjete sociale nga bashkia Durrës, apo vizita e tij do të jetë larg vëmendjes mediatike.