Kryeministri Edi Rama ka shkuar për një vizitë në Itali, i cili është filmuar duke shëtitur në qytetin Viterbo.
Mediat vendase kanë publikuar fotot e Ramës dhe stafit të ngushtë të Kryeministrisë që e shoqëron.
Sipas “viterbonews24”, Kryeministri Rama është filmuar ditën e diel.“Kryeministri shqiptar është parë ditën e djeshme teksa po shëtiste në lagjen San Pellegrino. Ai u ndal në një lokal”, shkruan kjo media, e cila sqaron se ditën e sotme Rama do të ketë një takim pune me ministren italiane për Universitetin dhe Kërkimet, Maria Cristina Messa.





