Kryeministri Edi Rama do të mbledhë paraditen e të mërkurës të gjithë kryebashkiakët e vendit.

Mësohet se mbledhja pritet të mbahet në orën 10:00, në Kryeministri.

Në fokus të takimit do të jetë sezoni turistik, por gjithashtu pjesë e diskutimeve do të jetë çështja e pronave dhe legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’ju kalojë bashkive.

Edhe vitet e shkuara, gjatë muajit korrik, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime të ngjashme.