Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Vatikani që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të krijojë marrëdhënie diplomatike me shtetin më të ri në Evropë.
Kryeministri Haradinaj ka takuar sekretarin e shtetit të Vatikanit, Pietro Paroli.
"Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit, njohja nga Selia e Shenjtë është një hap i nevojshëm," shkruan Haradinaj ndër të tjera në Facebook.
POSTIMI I PLOTË
Pritje e ngrohtë në Selinë e Shenjtë, nga Sekretari i shtetit, Kardinali Pietro Parolin.
Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit dhe për këtë, njohja nga Selia e Shenjtë është hap i nevojshëm.
Kardinalit Parolin, i shpreha përkushtimin e vendit që të ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona, derisa Eminenca e Tij, na inkurajoi për rrugën tonë euro-atlantike.
Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësisë së mirë.
Liria fetare dhe orientimi ynë euro-atlantik janë vlera të pacenueshme.
Vizita e sotme dhe pritja zyrtare nga Kardinali Parolin është dëshmi e orientimit tonë, drejt vendosjes së partneritetit strategjik me Vatikanin.
RH