Në vargun e gjatë të urimeve që ka marrë për medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ai që duhet t’i këtë lënë më shumë mbresa Majlinda Kelmendit, me siguri duket të ketë qenë urimi i fundit që i ka ardhur nga kryeminstri serb, Aleksandar Vuçiç.

“Përsa i përket zonjës apo zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk ka bërë asnjë të keqe. Bravo për suksesin, talentin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën.”-ka thënë kryeministri për “Telegrafin”.

 “Kosova është në Lojërat Olimpike pavarësisht faktit se anëtarë të tyre mund të jetë vetëm shtetet e pranuara nga Kombet e Bashkuara. I kam lënë mënjanë komentet e gënjeshtërta të analistëve dhe gazetarëve, që thonë se në Bruksel është nënshkruar që Kosova të jetë anëtare e Komitetit Olimpik.”- mësohet të ketë thënë ndër të tjera Vuçiç.