13 tetor 2013- Që një kryeministër ballkanas mund të sillet edhe si… mjafton ky detaj i deklaruar për gazetën “Kosova Sot” nga Junuz Musliu, pjesë e delegacionit nga lugina e Preshevës të cilët takuar para pak ditësh Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç.
“Ai pyeti se ‘a ka ardhur ajo bukuroshja’, meqë ai nuk ka qenë aty, kur ajo ka shkuar në Beograd, dhe se ‘sikur të kisha qenë edhe unë aty do të kishte kaluar shumë më mirë’, rrëfen Musliu.
“Unë reagova dhe i thash… ore po ti kush je a… a je farë kryeministri i shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme, apo je ndonjë far Don Zhuani… Unë i thash se për këtë të fundit ka shqiptarë mjaftë në Kosovë, ka atje mjaft Don Zhuana… Këtu në këtë pikë edhe filluam të rrokemi akoma më shumë, duke kaluar situate në një atmosferë akoma më të tensionuar”, tha Musliu.
Përplasjet Musliu-Daçiq kanë ndodhur deri sa kreu i Qeverisë serbe ka folur në takim me krerët për bisedimet në Bruksel që janë zhvilluar me kryeministrin Thaçi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, në të njëjtën kohë kur në Beograd kishte shkuar ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku. “Ishte shumë provokativ dhe këtë e bëri me qëllim që t’i jap orientim krejt tjetër takimit, i cili ishte caktuar me çështje konkrete.”
Askush në perëndim nuk do të mund të imagjinonte që një kryeministër të flasë me këtë gjuhë në një takim zyrtar për ministren e një shteti tjetër. Dhe të mendosh, që u përfol edhe se ky farë rrugaçi mund të ndante Nobelin e Paqes me bashkë-biseduesin kosovar Thaçi.





