10 mars 2015 – Kjo është Maria Troskova, një 28-vjeçare, e cila që prej fillimit të muajit mars, punon si asistente personale e Kryeministrit të Sllovakisë, Roberto Fico. Gazeta ‘DailyStar’ thotë se ajo është parë në një takim mes Kryeministrit dhe Sekretarit të Mbrojtjes. Por Maria, nuk është vetëm një politikane e re në moshë, ajo ka një të shkuar si Miss dhe më pas si modele.

Kur ishte 22-vjeç, ajo realizoi një set vërtet provokues, ku shfaqej topless. Megjithatë, sipas gazetës britanike, Maria ka vendosur ta lerë pas karrierën e saj si modele, për t’iu për përkushtuar politikës. I pyetur në lidhje me të shkuarën e saj, një zëdhënës i qeverisë sllovake refuzoi ta komentonte atë, megjithatë ai konfirmoi se 28-vjeçarja po punon për Kryeministrin Fico.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/