Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, një kritik i hapur i luftës së Izraelit në Gaza, ka bërë thirrje që shteti i Palestinës të pranohet në OKB pas samitit të udhëhequr nga Franca për njohjen.

“Kjo konferencë shënon një moment historik, por nuk është fundi i rrugës. Është vetëm fillimi”, tha Sanchez në takimin para asamblesë në OKB në Nju Jork.

“Shteti i Palestinës duhet të jetë anëtar i plotë i Kombeve të Bashkuara. Procesi që shteti i Palestinës të anëtarësohet në këtë organizatë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, në kushte të barabarta me shtetet e tjera”, tha ai, sipas raportit nga BBC.

Spanja, së bashku me Irlandën dhe Norvegjinë, e njohën tashmë shtetin palestinez në maj. Palestina njihet aktualisht nga rreth 75% e 193 shteteve anëtare të OKB-së.

Në OKB, ajo ka statusin e një “shteti vëzhgues të përhershëm” që lejon pjesëmarrjen, por jo të drejtën e votës.