Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka njoftuar se mund t’i lejojë ekstremistët e djathtë nga partia Sweden Democrats (SD) të hyjnë në qeveri dhe të marrin poste kyçe ministrash nëse koalicioni i tij katër-partiak fiton zgjedhjet e shtatorit.
SD, partia e dytë më e madhe në Suedi pas Social Demokratëve, ka rrënjë neo-naziste dhe aktualisht është vetëm një mbështetëse në qeveri. Por sipas Kristersson, pas zgjedhjeve SD do të ketë “ndikim të madh politik dhe poste të rëndësishme në imigracion dhe integrim”.
Liderja e partisë së Majtës, Nooshi Dadgostar, e quajti këtë perspektivë “të neveritshme” dhe paralajmëroi për rrezikun e ministrave ekstremistë.
SD ka mbështetur politika të ashpra mbi emigracionin dhe integrimin, duke kërkuar të kufizojë azilkërkuesit dhe të largojë më shumë persona që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Suedi.
Ky zhvillim vjen pas një ndryshimi të papritur të qëndrimit të Liberals, që tani pranojnë bashkëpunimin me SD. Ish-kryeministrja dhe liderja e Social Demokratëve, Magdalena Andersson, paralajmëroi se kjo mund të çojë në një qeveri të paqëndrueshme.





