Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Kuvend, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të votojnë projekrezolutën e PS anti-korrupsion.
Nëse nuk e votoni u tha Rama, nesër të mos bojkotojnë Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se do të ngrihet menjëherë pas miratimit në Kuvend.
“Kolegët dhe kolegët e grupit parlamentar dhe qeverisë do të japin detaje mbi këtë plan prandaj do ta mbyll me dy nënvizime kyçe.
I pari është për të gjithë shqiptarët, jemi të vetëdijshëm që korrupsioni në Shqipëri është një kanceri i trashëguar që nga shoqëria transaksionale otomane e deri te kapitalizmi gjysmagjel i shtetit gjysmak, të cilin kundërvënia jonë me vizion, me reforma dhe me heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë, por nuk e ka mundur. Prandaj korrupsioni është një fenomen shqetësues. Ja pse sot vijmë në parlament me këtë nisëm, që tregon se do a nuk ka lodhje me pushtetin, por ka fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit që e bën të jetë opozita e vetme serioze e vetvetes.
Të dytën për deputetë jashtë perimetrit të PS, Ashtu siç nuk u dal reforma në drejtësi, as kjo nisëm e re nuk ndalet. Thirrja ime është votojeni këtë nisëm, dhe po nuk e gjetët këtë forcë për ta bërë, mos e bojkotoni nesër komisionin e nesër parlamentar. Sa herë që ju kam thënë në këtë sallë kthejuni memories, 10 vjet e kusur mos e bëni këtë e mos e bëni atë, këtë bëjeni, ka dalë siç ju kam thënë. Jo siç keni bërë apo nuk keni bërë ju dhe e dini pse, për një arsye shumë të thjeshtë. Jo sepse unë jam më i zgjuar dhe më i zoti, por nuk keni dashur të mësoni se vendimmarrjen me shikimin deri të hunda jote , rrugën ta bëjnë shumë të gjatë. Prandaj ne jemi këtu dhe ju jeni atje. Shëndet dhe me mend në kokë sepse keni shumë për të parë”, tha Rama.