Vetëm dy ditë na ndajnë nga protesta e radhës e opozitës kundër qeverisë “Rama”.

Por, duket se qeverisa po i paraprin 25 majit, pasi forcat e rendit kanë nisur të ndërmarrin masat e para të sigurisë.

Ditën e sotme, kryeministria është rrethuar nga gardhi metalik, në ndryshim nga herët e tjera, kur perimetri i saj rrethohej disa orë para protestave.

Po ashtu, me gardh metalik është rrethuar dhe Kuvendi, ndërsa shtyllat në të dyja këto institucione janë lyer me graso.

Ndërkohë, pritet dhe blindimi i derës kryesore të kryeministrisë, e cila më 11 maj u sulmua vazhdimisht nga protestuesit me bomba molotov.

Pritet që në protestën e 25 majit të jenë të angazhuar mbi 1500 punonjës të policisë.