Ministrat teknikë me në krye Zv.Kryeministren Ledina Mandija kanë publikuar këtë të enjte raportin e tyre në lidhje me problematikat dhe shkeljet ligjore të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 25 qershorit.
Edhe pse ditën e djeshme Kryeministria tha se nuk e njeh raportin, vula e këtij institucioni është stampuar ditën e sotme në letrat përcjellëse të ish-zv/kryeministres Mandija, dërguar subjekteve politike dhe institucioneve të vendit dhe të huaja në lidhje po me raportin.
Burime pranë ish-zv/kryeministres thonë se një protokollim dhe vulosje e tillë nga institucioni i Kryeministrisë i shkresave përcjellëse për raportin mbi zgjedhjet e 25 qershorit tregon se raporti është tërësisht legjitim. Më poshtë janë shkresat përcjellëse të vulosura sot./panorama





