Mes debateve, pas më shumë se 4 orësh, Komisioni Hetimor parlamentar për sistemin TIMS ka miratuar kërkesat për informacion drejtuar institucioneve.
Përmes Kuvendit, këto kërkesa për informacion do t’u drejtohen institucioneve duke filluar nga Kryeministria, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Tiranës etj. Miratimi është bërë me 7 votat e opozitës, ndërsa mazhoranca ka votuar në bllok kundër, me 6 vota.
Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji, ka bërë me dije se mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e hënën, datë 15 prill, në orën 17:00.