SERBI – Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka qenë viktima e një kamera të fshehtë, bërë nga një gazetare (ose gazetare falso), e cila e intervistoi në stilin e skenës së famshme të Sharon Stone në filmin “Basic Instict”.

Gazetarja e veshur me një fustan të shkurtër dhe pa mbathje lëvizte në mënyrë provokuese gjatë intervistës, gjë që e vuri paska në siklet Dacic, i cili kuptoi se intervistuesja nuk kishte veshur të brendshmet.

Në fund të intervistës, kur gjithçka u zbulua, kryeministri e mori gjithçka me të qeshur, madje u përqafua me vajzën që i bëri shakanë. Kamera e fshehtë ishte sot në të gjithë faqet online të të përditshmeve të Beogradit

Videon mund ta shihni në këtë link http:/www.youtube.com/watch?v=_JUVapDyA_o