Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka nisur këtë të hënë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ajo u prit në ambientet e Kryeministrisë nga homologu i saj, Edi Rama me anë të një ceremonie zyrtare.
Dy kryeministrat pritet që të zhvillojnë një takim “kokë më kokë”. Pas kësaj mes tyre do të zhvillohet një konferencë për shtyp.
Takimi zyrtar i kryeministres daneze pritet që të përfundojë pas orës 12:05 pas një dreke zyrtare mes dy delegacioneve.