Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg është detyruar të kërkojë falje për shkeljen e rregullave antiCovid gjatë një feste për ditëlindjen e saj. 

Ajo kishte ftuar 13 persona për drekën e ditëlindjes në një restorant, ndërkohë që në vend lejohen grumbullime më shumë se 10 persona.

Kryeministrja kërkoi ndjesë përmes një postimi në Facebook për veprimet e saj dhe tha se ajo ishte shumë e trishtuar për ç’ka kishte ndodhur.

“Për më shumë se një vit, unë i kam kërkuar kujtdo prej jush të ndjekë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga infektimi. Dhe është një përgjegjësi e madhe për mua si kryeministre të ndjek rregullat dhe rekomandimet, por jam unë ajo që kam gabuar,” – tha ajo.

Solberg pranoi se 13 pjesëtarë të familjes së saj darkuan në restorant më 26 shkurt, në një resort sportiv dimëror në Geilo. Kryeministrja tha se vetë ajo u desh të mungonte në darkë pasi ishte dashur të shkonte në një spital për një vizitë për sytë. Por, ditën tjetër, 14 persona u mblodhën për një drekë me sushi, në apartamentin e marrë prej saj me qira, në shkelje të rregullave për tubimet private.